Manchester United ka bërë gati një ofertë prej 100 milionë eurosh për mesfushorin e Crystal Palace, Adam Wharton.
21-vjeçari po shkëlqen këtë sezon dhe shihet si zëvendësuesi ideal i Casemiros.
Crystal Palace nuk dëshiron ta shesë, por një ofertë kaq e lartë mund t’i bindë.
Për lojtarin ka interes edhe nga City, Arsenal dhe Tottenham, duke e bërë garën edhe më të nxehtë.























