Një burrë është ndaluar pasi vrapoi drejt aeroplanëve në pistën e Aeroportit Heathrow, në Londër të Anglisë.
Personi, i veshur me diçka rreth belit, po ikte nga katër burra të tjerë në ambientet e Terminalit 2 të Heathrow.
Incidenti zgjati rreth një minutë e gjysmë para se burri të arrestohej.
I gjithë incidenti u filmua, dhe një pamje e mëvonshme e tregon atë të shtrirë në tokë dhe të vendosur në pjesën e pasme të një furgoni policie.
Në sfond, një vëzhgues aeroplanësh mund të dëgjohej duke thënë: “Çfarë po ndodh këtu? Pse do të kishte njerëz që vraponin nëpër [pistë]?”.
Një zëdhënës i Heathrow i tha Sky News: “Duke punuar me partnerë, ne kemi zgjidhur shpejt një incident në aeroport që përfshinte një individ që hyri në pistën e taksive të aeroportit”.