Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, ka ndarë një fotografi ku shihet portreti i vajzës së saj, Marget, e cila duket se është rritur dhe shkëlqen me bukurinë e saj.

Marina, e cila deri tani kishte ruajtur vajzën larg vëmendjes së mediave rozë, këtë herë ka zgjedhur të ndajë një moment të ëmbël me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një fotografi të Marget dhe ka shkruar me humor: “Mendoj se më ngjan dhe mua goca, s’di pse thoni të kundërtën.”

Fotoja ka marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda pak minutash.

Marina është e martuar me reperin e njohur kosovar, Getoar Selimi, dhe dyshja janë një nga çiftet më të dashura të showbizit shqiptar. Vajza e tyre, Marget, lindi në vitin 2022.

Related Posts