Në pjesën te Manastiri i Deçanit, rruga që çon për në Plavë, nuk do ta ketë statusin e një rruge ndërkombëtare.
Ajo do të jetë e limituar vetëm për trafikun lokal.
Për në Mal të Zi, trafiku ndërkombëtar do të realizohet vetëm nëpërmjet një bajpasi që do të ndërtohet, për t’i anashkaluar pronat që tashmë shteti ia ka njohur Manastirit.
E dhëna ndodhet në një dokument të dakorduar nga KFOR-i italian me autoritetet e Manastirit, me të cilin janë pajtuar autoritetet qendrore të Kosovës dhe ato lokale në Deçan.
Të martën KOHA ka siguruar një kopje të këtij dokumenti, i cili prej dy javësh është mbajtur fshehtë nga autoritetet.
Ecuria e realizimit të punimeve është përshkruar në pikën e dytë, nga gjithsej 5 sa ka dokumenti.
“Gjendja finale e këtij procesi të bazuar në arritshmëri është:
– krijimi i bajpasit, si një rrugë ndërkombëtare dhe lidhje kryesore tokësore mes Deçanit dhe Plavës (seksioni A, B dhe C, në aneksin);
– rehabilitimi/shtrimi i rrugës në drejtim të Gushavcit dhe Rrugës kah Manastiri në shtigjet e tyre ekzistuese, duke mos e kaluar gjerësinë prej gjashtë metrash, si rrugë lokale e limituar për trafikun lokal, përfshirë lëvizjen e mallrave dhe kafshëve të domosdoshme për banorët dhe familjet që i përdorin bjeshkët e Luginës së Deçanit;
– zëvendësimi i urës së KFOR-it me një strukturë të përhershme në Rrugën e Gjelbër;
– për Rrugën e Manastirit, instalimi i policëve të shtrirë nga “K1” deri tek Manastiri (aneksi C);
– instalimi i shtyllave dhe semaforëve që operohen nga KFOR-i në perëndim të rrugës së Manastirit, mes murit të Manastirit dhe kryqëzimit midis Rrugës së Manastirit dhe Linjës së Gjelbër, sikurse në aneksin C.
Në veçanti, kalimtarët, çiklistët dhe trafiku do të jenë në gjendje që të lëvizin lirshëm në Rrugën e Manastirit dhe tutje në Rrugën Rino Perëndim”, thuhet në dokument.
Dokumenti kërkon që rruga për në Gushafc të kalojë nga rrjedha e ujit mineral. Por, shtrimi i saj nuk do të mund të bëhet pa leje nga Ministria e Mjedisit.
Mbështetur në pikën e tretë, rehabilitimi i rrugëve dhe i bajpasit do të kryhen në mënyrë të sinkronizuar, bazuar në përmbysjen e pikave të definuara në një aneks që i është bashkëngjitur dokumentit.
Dokumenti përmban edhe Matricën e sinkronizimit të realizimit të pikave, veç e veç.
Po kështu, si anekse janë bashkëngjitur hartat në të cilat janë vijëzuar rrugët dhe punët e tjera që do të kryhen rreth dhe brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.
Pas presionit ndërkombëtar, në gusht të këtij vitit, autoritetet në Kosovë janë pajtuar që të pezullojnë punimet në rrugën R108, e cila përshkon një pjesë të zonës pranë