Aktori Daniel Stern, i njohur më së miri për publikun për rolin e tij si Marv në dyshen legjendare ‘Wet Bandits’, ka zbuluar se pavarësisht popullaritetit të madh të filmit “Home Alone”, ai nuk do të marrë pjesë në asnjë aktivitet që shënon 35-vjetorin e tij.

Ai shpjegoi se tani bën një jetë shumë më të qetë si artist dhe fermer dhe është bërë një ‘djalë i vërtetë shtëpie’.

“Nuk do të largohem nga ferma ime”, tha Stern duke qeshur.

 Nga “Home Alone”

“Nuk është një fyerje për filmin. Është thjesht… një telefonatë, një telefonatë në Zoom, jam këtu. Por… jam paksa shtëpiak”.

Personazhi i Stern, Marv, është një hajdut i pafat i cili, me partnerin e tij Harry, të luajtur nga Joe Pesci, grabit shtëpi në zonën e Chicagos.Sulmi i tyre kulmon me një përpjekje qesharake për të hyrë me forcë në shtëpinë e Kevin McCallister (Macaulay Culkin) pasi djali lihet vetëm në shtëpi për Krishtlindje.

Aktori 68-vjeçar e la jetën e Hollywoodit shumë vite më parë dhe u zhvendos në një fermë në Kaliforni.

Stern është i vetëdijshëm se filmi “Home Alone” ende gjen jehonë te audiencat në mbarë botën dekada pas premierës së tij në vitin 1990, por ai është më i lumtur që mund ta shohë suksesin e tij nga të gjitha anët. /Telegrafi/

Related Posts