Prokuroria e Posaçme në Shqipëri ka dërguar për gjykim dosjen ne ngarkim të në ngarkim të pandehurve: Besjan Ramaj, Leonard Ramaj, Ardjan Malasi e akuzën e pastrimit të parave. Dy vëllezërit Ramaj rezultojnë të dënuar në Belgjikë dhe në Norvegji dhe se burimi i të ardhurave u krijua nga trafiku i lëndëve narkotike.
Ata pastronin paratë nëpërmjet firmës që kishte pronar Ardian Malasi duke blerë pasuri të paluajtshme. Përveç Malasit, me ta ka bashkëpunuar edhe Rajmonda Dashi. Kjo e fundit është ish-drejtoresha e Kadastrës Durrës, ndaj së cilës vitin e shkuar është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Shuma e parave të përfshira në veprimtarinë kriminale të pastrimit të produkteve të veprës penale rezulton të jetë afro një milion e dyqind e pesëdhjetë mijë euro dhe nëntë milion lekë.
Të gjitha këto fakte në tërësinë e tyre tregojnë se të pandehurit kanë paramenduar mënyrën e të vepruarit, kanë patur vazhdimësi në veprimtarinë e tyre, duke u përfshirë në kryerje të veprimeve të shumta juridike dhe transaksioneve financiare, një bashkëpunimi të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim përfitimin material.