Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë.

Në këtë takim, kryeministri shqiptar radhiti investimet e bëra në Qarkun Vlorë nga qeveria në 10 vitet e fundit.

“Rigjenerimi urban. Kemi bërë 140 projekte me 172 milionë euro vlerë. Këtu kemi projektet që lidhen me mjedisin dhe zonat e mbrojtura, janë 121 projekte me vlerë 11 milionë euro. Këtu kemi një tjetër element të rëndësishëm, po ashtu edhe në këtë pikë shumica nuk kanë informacion: vetëm në Qarkun e Vlorës janë investuar 124 projekte në ujësjellës-kanalizime me vlerë 226 milionë euro. Te energjia. Ju e dini çfarë problemi ka qenë me energjinë dhe sa problem është sfida e furnizimit me energji kur rriten kaq shpejt nevoja dhe kërkesa. Dhe vetëm në Vlorë janë bërë 4 projekte me 120 milionë euro. Bujqësia vetëm për qarkun e Vlorës është 85 projekte për 65 milionë euro. Këtu jemi te arsimi, 75 projekte për 29 milionë euro. Shëndetësia, 73 projekte për 18 milionë euro. Sporti, 2.4 milionë euro projekte për sportin, ku përfshihen palestrat, terrenet sportive, etj. Në kulturë është investuar një vlerë prej 15 milionë eurosh në 10 vitet e fundit”, tha Rama, shkruan A2.

“Në total, në një dekadë ne kemi investuar në qarkun e Vlorës 1,27 miliardë euro”, shtoi Rama, shkruan A2.

Related Posts