Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vizituar stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.
Në këtë vizitë është nënshkruar edhe marrëveshja për t’i dhuruar më shumë se 12 milionë euro për renovimin e stadiumit, shkruan Rilindjashqiptare.
“Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të Stadiumit të Prizrenit. Kontrata është nënshkruar. Punët përgatitore kanë nisur”, shkruhet në rrjetet sociale
Kurti përmes këtij statusi tregon se mbi 200 milionë euro po dhurohen për stadiumet e futbollit në gjithë Kosovën.
Ky investim i shpejt po ndodh për shkak se ne vitin 2030, Kosova do të jetë vend nikoqir i Lojërave Mesdhetare.



























