Për herë të parë pas shtatë vitesh, qeveria amerikane është mbyllur pasi liderët e Partisë Demokratike dhe asaj Republikane nuk arritën të bien dakord për një financim të përkohshëm. Si rrjedhojë, mijëra punonjës që paguhen nga buxheti shtetëror do të jenë në pushim pa pagesë, derisa të arrihet një marrëveshje mes partive.
Kontrolli i fluturimeve, do të funksionojë por edhe këta punonjës nuk do të marrin pagë. E njëjta gjë vlen edhe për shumë ushtarë dhe civilë që punojnë në ministritë për çështjet e veteranëve dhe të luftës, shkruan cnn.

























