Biznesi “Liza Cakes SH.P.K”, që ka vepruar në komunën e Klinës, ka përfunduar procesin e mbylljes së aktivitetit të tij afarist.

Sipas të dhënave zyrtare, biznesi nuk ka obligime të papaguara ndaj komunës dhe ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare e administrative për vitin 2025, kështu është njoftuar redaksia jonë.

Procesi është zhvilluar në përputhje me rregulloret e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) dhe në bashkëpunim me Komunën e Klinës, duke shënuar një rast pozitiv të përmbylljes së rregullt të një veprimtarie afariste në mënyrë të përgjegjshme dhe ligjore./RilindjaShqiptare/

Related Posts