Mbyllja e zyrave paralele në veri, Ambasada franceze: Kosova po dërgon sinjale negative te partnerët

Ambasada e Francës në Kosovë, ka reaguar pas mbylljes së disa zyrave paralele në veri.
Në reagimin e kësaj ambasade thuhet se “Kosova po dërgon sinjale negative te partnerët e saj”.
Para disa ditësh, autoritetet kosovare mbyllën një ujësjellës që funksiononte me sistem të Serbisë, si dhe një e ashtuquajtur Zyrë për Sport dhe Rini.
“Veprimet e përsëritura nga autoritetet kosovare kundër strukturave të Serbisë në Kosovë që ofrojnë shërbime për komunitetin serb janë shqetësuese. Çështja e këtyre strukturave duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Këto veprime dërgojnë një sinjal negativ për partnerët e Kosovës. Franca po ndjek me kujdes ndikimin e këtyre vendimeve në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë”, ishte reagimi i Ambasadës franceze.