Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja shënoi Ditën Ndërkombëtare në shtabin e përgjithshëm të këtij misioni në Prishtinë.

Ngjarja mblodhi së bashku personel civil dhe ushtarak nga 33 vende që kontribuojnë me trupa – përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s – dhe stafin lokal dhe familjet e tyre.

“Ne po festojmë me njerëzit që punojnë për KFOR-in, ata që qëndrojnë pranë KFOR-it, dhe familjet dhe të dashurit e tyre të mrekullueshëm. Duke ndarë të gjitha këto, shpresojmë të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, sepse vetëm duke e njohur vërtet njëri-tjetrin mund të ndihemi vërtet të bashkuar, dhe uniteti është vlera e vërtetë që na lidh së bashku dhe e bën KFOR-in të fortë”, tha komandanti i kësaj force, Enrico Barduani.

Siç thotë ky mision në një njoftim ëpr media, Kjo ditë është një dëshmi e angazhimit të qëndrueshëm të KFOR-it për përfshirje dhe respekt të ndërsjellë dhe mbështetje midis të gjithë komponentëve të tij – ushtarakë, civilë dhe stafi lokal – në përputhje me moton e KFOR XXIX – “Unitas Omnia Vincit”: uniteti i kapërcen të gjitha.

 

Related Posts