Më i ‘keq’ se Grenelli!
Ambasadori amerikan në Kosovë po i përkëdhel kriminelët serbë që gjuajnë me bomba në Veriun e Kosovës.
Duke kërkuar t’u plotësohet secila dëshirë,
duke i marrë me të mirë,
duke ua ‘lëmuar’ bombat,
duke u dhënë kohë për të djegur e shkatërruar,
duke ua shtyrë afatin për të gjuajtur bomba.
I ka trimëruar deri aty sa presidenti serb po e kërkon kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë (sepse e ka parë disponimin).
Pse ambasadori e bën këtë?
Pse ambasadori amerikan u jep afat deri në Prill kriminelëve?
Çfarë mund të ndodh deri në Prill 2023?
Deri atëherë do të vetëdijësohen kriminelët apo përfundimisht do të bëhet siç duan ata!
Në Prill, më përpara bjen qeveria e Kosovës e mbahen zgjedhjet parlamentare sesa që mund të ndodhin zgjedhjet lokale në Veri.
Grenelli ka qenë një palaço i frustruar (me kompleksin se askush s’e merr seriozisht),
kurse ambasadori Hovenier është i rrezikshëm.
Deri tash ka punuar vetëm në interes të bandave kriminale serbe, me apo pa vetëdije.
U knaqën kriminelët!
E kanë ambasadorin e Kosovës që u jep kohë për të gjuajtur bomba.
Është e turpshme të bësh siç duan kriminelët.
Së paku s’duhet të shihet që po bëhet siç duan ata.
Kjo s’është politikë.
Është marrëzi publike, është çmenduri e pashembullt.
Kosova shantazhohet nga bandat kriminale, ambasadori amerikan i mirëkupton ata dhe i dehë me afat shtesë si me shlivovicë.
A e din Presidenti i tij që ky s’është ‘OK’.
P.S. ‘Pijan sam-samo tebe vidim’