Këngëtari i njohur kosovar Gjesti ka reaguar pas suksesit të madh që po shënon kënga e tij “Memories”, e cila është futur në trendet muzikore të shumë shteteve evropiane.
Përmes një postimi në rrjete sociale, artisti ka ndarë me ndjekësit renditjet e këngës në disa vende, ku ajo mban pozita shumë të larta, përfshirë edhe vendin e parë në disa prej tyre, përcjell Indeksonline.
Ky sukses e ka emocionuar Gjestin, i cili ka zgjedhur të falënderojë publikun për mbështetjen e madhe.
“Me pa kangën trending në kaq shumë shtete dhe gjithë kit dashni prej jush… s’kom fjalë”, ka shkruar ai.
Kënga “Memories”, e publikuar nën labelin Three60 Music, po konfirmon edhe një herë ndikimin në rritje të Gjestit në skenën muzikore ndërkombëtare, duke e renditur atë ndër artistët shqiptarë më të dëgjuar të momentit.
























