Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë spektaklit “Big Brother VIP”.

Banori i BBVA, Jozefin Marku, ka goditur me shuplakë banorin tjetër, Besart Kelmendin, teksa ky i pari po dilte pasi që nuk u zgjodh në mesin e katër finalistëve.

Marku është shoqëruar në stacionin policor në Tiranë dhe ka qëndruar për pesë orë.

Mediumi Report TV ka zbardhur dëshminë lidhur me atë se çfarë ka thënë Jozi në komisariat.

“Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!”, citohet të ketë thënë ai.

Ai ka qëndruar në komisariat për rreth pesë orë, deri në përfundim të procedurave, dhe është liruar rreth orës 05:00 të mëngjesit. Megjithatë, hetimet ndaj tij do të vazhdojnë në gjendje të lirë.

Në një deklaratë zyrtare, Policia e Shtetit bëri të ditur: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë transmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K.”.

Ky veprim ka ngjallur reagime të forta nga publiku dhe ndjekësit e programit në rrjetet sociale, me shumëkënd që kërkon masa të rrepta ndaj dhunës në ekran dhe përgjegjësi nga organizatorët e spektaklit.

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles
Check latest article from this author !
Asgjë nuk është e rastësishme në këtë jetë dhe askënd nuk e takojmë rastësisht…
Moti sot

Moti sot

April 14, 2025
Ngjarjet e ditës: 15 prill 2025

Related Posts