Një projekt i titulluar “Zbulimi i rrjeteve dezinformuese ruse dhe masave aktive që nxisin secesionizmin dhe revizionizmin kufitar në Evropën Qëndrore dhe Lindore” ka arritur të nxjerrë narrativat dominuese nëpër mediumet serbe, të cilat kryesisht e portretizojnë Rusinë si aleatin e tyre kryesor.
Projekti, i realizuar nga Nikola Burazer, studiues serb në politikat bashkëkohore në Ballkanin Perëndimor, tregojnë sen arrativa më dominuese në lidhje me Rusinë në kontekstin e çështjes së Kosovës pohon se Rusia dhe Putini janë mbrojtës të interesave serbe, ata mbrojnë Serbinë nga fuqitë perëndimore.
Përveç mbështetjes për Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB’së, e cila garanton sovranitetin serb mbi atë kosovar, Rusia paraqitet si një forcë dashamirëse dhe Putini si një “figurë babai” e cila sjell lajme të mira dhe mbështetje morale dhe materiale, raporton mediumi ukrainas ‘112’.
Një ndër narrativat kryesore përfshin edhe aleancën historike dhe lidhjet historike të rrënjosura thellë midis Serbisë dhe Rusisë, pretendimet se presidenti Putin dhe presidenti i SHBA’së, Donald Trump, do të zgjidhin së bashku çështjen e Kosovës dhe se çështja e Kosovës është pjesë e agresionit më të madh perëndimor kundër Rusisë. Putini dhe Rusia paraqiten gjithashtu si mbrojtës të serbëve në vende të tjera në Ballkanin Perëndimor, të tilla si Mali i Zi ose entiteti i Republika Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Studimi një-vjeçar konkludon se një rrëfim tjetër më pak dominant, i drejtuar kryesisht nga deklarata dhe intervista të zyrtarëve rusë, janë paralelet midis Kosovës dhe Krimesë. Sipas këtij narracioni, Kosova është serbe ashtu sikurse Krimea është ruse, dhe ashtu si Krimea që iu kthye Rusisë, Kosova do të kthehet në Serbi.
Hulumtimi vazhdon se, dihet mirë se, disa prej këtyre gazetave tabloide madje e vendosin Presidentin Putin në qindra faqe të para në vitet e fundit, me tituj që nënkuptojnë mbrojtjen e Putinit nga serbët dhe vendosmërinë e tij për të mbrojtur sovranitetin serb mbi Kosovën.
Ndërkaq, duke iu referuar të njëjtit studim, tabloidët qeveritarë dhe pro-qeveritarë kanë interes të portretizojnë qeverinë serbe si një shtet që ka partneritet dhe marrëdhënie të mira me Moskën. Portretizimet shkojnë më tutje, duke thënë se politikanët e krahut të djathtë të qeverisë duhet të fitojnë duke treguar se si qeveria në fakt nuk është pro-ruse dhe se rusët janë kundër përpjekjeve të qeverive serbe për të gjetur një kompromis mbi Kosovën