Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, i cili kohë më parë i kishte kërkuar ish-presidentit, Hashim Thaçi, shkuarjen në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali, përcjell RilindjaShqiptare.
Sipas tij, Kurti i ka thënë më shumë se 40 herë Thaçit: “Shko në Hagë” dhe se habitet se si mundet tani ta mbrojë atë.
“Të gjithë ata që, ta zëmë, kanë akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin që po e bëjnë gjykatën për me shpëtu vetveten, se po e bëjnë gjykatën për me i shpëtu shokët e tyre, si Albin Kurti që i ka thënë: ‘Shko në Hagë Hashim’, jo një herë po 40 herë në një tekst i ka thënë ‘shko në Hagë’ sot është në Hagë Hashimi. Nuk e shoh ku e gjen ai fytyrën me dalë edhe me thanë tash duhemi me i mbrojtë”, tha Krasniqi për Klan Kosova.