Inter ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Brooke Norton-Cuffy, lojtari që po befason këtë sezon në Serie A me Genoa, është emri në krye të listës së presidentit të Inter, Beppe Marotta për merkaton e janarit.
Ai do të jetë lojtari që do të zëvendësojë Denzel Dumfries, i operuar së fundi.
Lëndimi i holandezit, që do të qëndrojë jashtë fushave për afërsisht tre muaj, i detyron zikaltërit të gjejnë një zgjidhje të menjëhershme në merkato. Lojtari i Genoa duket se është një rezultat logjik dhe i shpejtë.
Norton-Cuffy, i parë në aksion në raundin e fundit të kampionatit (Genoa-Inter 1-2), ka bindur të gjithë klubin, përfshirë trajnerin Chivu.
Ai duket se është kandidati ideal për krahun e djathtë. Në gjysmën e parë të sezonit, ai ka luajtur 14 ndeshje, duke regjistruar një gol (kundër Udinese) dhe një assist
E vetmja pikëpyetje e madhe është çmimi: Genoa nuk do ta shesë atë për më pak se 20 milionë euro, një investim që, në janar, do të ishte i rëndësishëm. Lojtari është 21 vjeç dhe vjen nag sistemi i të rinjve të Arsenal.
Një lojtar shumë atletik dhe sulmues, i njohur për shpejtësinë e tij, aftësinë për të shtyrë përpara në krah dhe intensitetin e tij në duele.
Një lojtar ende jo shumë i pjekur, por me karakteristika shumë të ngjashme loje me Dumfries.
























