Milan ka gati përforcimin e parë për merkaton e janarit.
I konsideruar si zbulimi i Xabi Alonso-s, gjatë Kupës së Botës për Klube, ku debutoi dhe shënoi golat e parë me fanellën e Real Madridit, Gonzalo Garcia nuk po gjen dot hapësirë në sulm dhe aktivizimi i tij është shumë i pakët.
Sipas të gjitha gjasave, 21-vjeçari do të largohet nga ”Los Blancos” gjatë merkatos së janarit. Për të ka interes të madh nga disa klube në Premier League, por së fundmi është futur në garë edhe Milan.
“Defensa Central” raporton se kuqezinjtë do të kërkojnë huazimin e sulmuesit deri në fund të sezonit me të drejtë blerje.
Vlera e karton it të tij llogaritet diku te 20 milionë euro. Transferimi në Serie A mund të ishte një lëvizje e mirë për Goncalo Garcia, ku mund të fitojë eksperiencën e nevojshme për të pasur më shumë minuta në këmbë te Real Madridi.


























