Është dëshmuar që meshkujt nuk marrin seks për shkak që nuk e kërkojnë. Nuk thuhet kot – mos e fol shumë por bëhu këmbëngulës
Meshkujt ngurrojnë që të pushtojnë femrën, sepse frikësohen që ajo do t’i refuzojë. Situata të shumta të tilla do t’i kishin humbur kuptimin.
Megjithatë, hulumtimet kanë dëshmuar që ky është mendim krejtësisht i gabueshëm, sepse femrat e duan seksin.
Shumica e femrave nuk e refuzojnë seksin, por i refuzojnë meshkujt që nuk dinë t’u ofrohen, transmeton Telegrafi.
Mosnjohja e teknikës së dashurisë prish edhe situatat më ideale. Disa meshkuj fare nuk e përfillin paralojën e dashurisë, ndërkaq disa të tjerë nuk kanë haber për zonat erogjene të trupit të femrës, të cilat kanë një rol shumë të rëndësishëm në kontaktet seksuale.
Mirëpo, disa femra më shumë i eksiton puthja e butë të cilën e ndjejnë me pjesën e brendshme të muskujve apo miklimet e buta të flokëve, ndërkaq pothuajse secila femër i do puthjet dhe përqafimet e buta, para se të shkrehet tërësisht në dashurinë fizike.
Rregullat e lojës për meshkujt
“Receta” të sigurta për joshjen e femrës nuk ka, sepse secila femër është personalitet në vete me karakteristikat, shprehitë dhe dëshirat e veta.
Seksologët, megjithatë, kanë evidencuar disa ligjshmëri dhe kanë përcaktuar “rregullat” më të rëndësishme për atë se çarë duhet të ketë parasysh mashkulli kur dëshiron t’i qaset femrës:
– Femra kënaqet në paralojën e dashurisë.
– Femra nuk i do meshkujt të cilët teknikës së dashurisë u qasen sipërfaqësisht, me rutinë dhe shablonizuese.
– Femra ka dëshirë të flakët që të jetë e respektuar dhe e dashuruar si personalitet i plotë, e jo vetëm për shkak të trupit të saj.
– Femra e do mashkullin temperament, por jo edhe të vrazhdë.
– Femra kërkon që mashkulli t’i vardiset para se ajo t’i thotë “po”.
– Femra nuk i do lajkat e tepërta, të cilat tingëllojnë banale dhe rrena të kulluara.
– Femra kërkon që të jetë e dashuruar edhe pas dashurisë seksuale, mu ashtu si ka qenë e dashuruar edhe para aktit seksual.