Ditën e sotme ka pasur një sulm ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Sipas burimeve të RilindjaShqiptare.com, Korab Lulaj dhe Dukagjin Lulaj, janë dy të arrestuarit për sulmin
Policia e Kosovës i ka arrestuar që të dy pas sulmit ndaj Muhaxherit në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Lidhur me sulmin ndaj Muhaxherit është deklaruar prokuroria dhe policia në rajonin e Pejës, duke bërë me dije se Muahxheri është dërguar në spital për të parë dëmtimet, ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.