Lionel Messi ka qenë përsëri protagonist tek Inter Miami.

Ylli argjentinas i ka shënuar dy gola të vonshëm në fitoren 3:1 ndaj Orlando Cityt në derbin e Floridas.

Me këtë rast, Inter Miami e siguroi një vend në finalen e Kupës së Ligës, ku do të përballet me Seattle Sounders më 31 gusht.

Fitorja po ashtu ia siguron këtij ekipi kualifikimin në Kupën e Kampionëve të CONCACAF në vitin 2026.

Inter Miami e bëri një rikthim të pabesueshëm mbrëmë në “Chase Stadium”, pasi e mbylli pjesën e parë në disavantazh.

Më pas, për rikthimin sensacional u përkujdes tetë herë fituesi i Topit të Artë me dy gola të shënuar në 15 minutat e fundit të lojës.

Kampioni i botës po kthehej nga lëndimi dhe ishte edhe një herë lojtari vendimtar i ekipit nga Florida.

Natyrisht, Inter Miamit gjërat ia lehtësoi edhe ndëshkimi me karton të kuq i David Brekalos së Orlandos.

Messi me shokë tash synojnë ta fitojnë këtë trofe në finalen e së dielës kundër Seattle Sounders.

Related Posts