Lionel Messi shkëlqeu në fitoren 4-0 të Inter Miamit ndaj New York, duke siguruar kualifikimin në plejof të MLS.
Argjentinasi shënoi dy gola e dha një asist, duke arritur kuotën prej 24 golash në 23 ndeshje dhe duke kryesuar listën e golashënuesve. Luis Suarez realizoi nga penalltia, ndërsa Beltasar Rodriguez shënoi golin e parë pas një kombinimi me Messin e Sergio Busquetsin.





















