Pak orë pas arrestimit, Ilir Meta ka reaguar nga ambjentet e bllokut të sigurisë Mine Peza përmes një mesazhi të shpërndarë në Facebook nga zya e Partisë së Lirisë.

Meta falenderon anëtarët e PL për mbështetjen. Ish presidenti e quan arrestimin ndaj tij si një rrëmbim, ndërsa premton se pas kësaj do ndihet më i fortë se kurrë.

Ndërkohë që shton se është krenar që u rrëmbye nga shqipfolësit dhe antishqiptarët pasi mbrotji interesat e vendit.

Njoftimi i plotë:

‘Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.

Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!

Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë~

Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.

Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.

Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare’.

Related Posts