AC Milan ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për këtë afat kalimtar veror: Pervis Estupinan.

Klubi kuqezi ka nënshkruar me mbrojtësin ekuadorian, i cili vjen nga Brighton & Hove Albion. Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur një kontratë afatgjatë, që do ta mbajë në “San Siro” deri më 30 qershor 2030.

Në njoftimin zyrtar të klubit italian thuhet:

“Pervis Estupinan është një lojtar i Milanit. AC Milan njofton se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit, i cili vjen nga Brighton & Hove Albion. Estupiñan ka firmosur një kontratë me klubin deri më 30 qershor 2030.”.

Te Milani, Estupinan do të mbajë fanellën me numrin 2.

 

Related Posts