Ceremonia madhështore u mbajt në ishullin romantik të San Giorgio Maggiore në Venecia…
Jeff Bezos thuhet se ka “lutur” partneren e tij Lauren Sanchez që t’i tregonte fustanin e nusërisë përpara dasmës, por ajo këmbënguli ta ruante surprizën deri në momentin e betimeve.
Redaktorja e Vogue Italia, Laura Tortora, i tha revistës People se Sanchez refuzoi me vendosmëri ta thoshte fjalën “po” për këtë kërkesë të miliarderit, duke dashur të ruante një moment të veçantë në ditën e tyre.
Ceremonia madhështore u mbajt të premten në ishullin romantik të San Giorgio Maggiore në Venecia, përpara rreth 200 të ftuarve të njohur. Fustani i bardhë me dantella dhe 180 kopsa mëndafshi, i punuar me porosi nga Dolce & Gabbana, u zbulua vetëm në momentin që Lauren eci në altar.
Ajo e kompletoi veshjen me bizhuteri të rafinuara dhe një kujtim simbolik nga fluturimi i saj me raketën e Blue Origin. Bezos ishte shumë i emocionuar për pamjen e Lauren-it dhe kërkoi disa herë ta shihte fustanin më herët, por kjo kërkesë e tij nuk u realizua.
“Edhe pse u përpoq, Lauren nuk e theu traditën. Donte ta ruante emocionin për një moment të paharrueshëm”-shtoi ajo. Dasma e çiftit mblodhi një listë të jashtëzakonshme të të ftuarve.
The post Miliarderi Jeff Bezos iu lut partneres së tij Lauren Sanchez të thyente një traditë dasme por ajo nuk pranoi… appeared first on Gazeta Express.