Tendenca kryesore e këtij viti ishin bizhuteritë që binin në sy. Gjithçka nisi me një diamant që shkëlqente në dorën e Zendaya-s, kur ajo u shfaq në tapetin e kuq të Golden Globes në janar.

Unaza e saj e fejesës me diamant të vendosur horizontalisht mund të themi se ishte një model frymëzues për çdo unazë që ne pamë më pas.

Mjafton të përmendim edhe unazën e Dua Lipës, diamantin e rrallë Old Mine të Taylor-it dhe gurin plot shkëlqim të Miley Cyrus.

Fati u buzëqesh guximtarëve

Pas disa sezonesh të dominuara nga varëset e shtresëzuara dhe unazat e kombinuara, ekspertët tregojnë se prirjet këtë vit do të ndryshojnë paksa. Sipas tyre, sërish vëmendja do të jetë tek bizhuteritë që bien në sy, por fokusi do të jetë tek një pjesë e vetme.

Kjo ndodh teksa veshjet priret të jenë gjithnjë e më minimaliste, por me një bizhuteri e kombinuar mirë, pamja do të marrë një tjetër shkëlqim.

Varëse të trasha e byzylykë gjysmë të hapur

Tashmë e kuptuam që gjatë këtij viti nuk ka vend për varëse plot shtresa. Do të jetë një e vetme, e cila bie mjaftueshëm në sy, aq sa nuk do të jetë nevoja të mbajmë ndonjë bizhuteri tjetër. Sa i takon byzylykëve, trendi i këtij viti do të jenë ata që qëndrojnë pak të ngushtë pas kyçit e janë fare pak të hapur.

Vëmendja ikën nga ari

Nëse bizhuteritë ngjyrë ari i kemi parë thuajse kudo gjatë këtij sezoni, vitin e ardhshëm gjithë vëmendja pritet të jetë mbi argjendin.

Unaza të vendosura në gishtin e vogël

Viti 2026 do të jetë ai i unazave të gishtit të vogël të dorës.
Sipas ekspertëve të modës ky trend pritet të qëndrojë për një farë kohe.

Prioriteti tek cilësia

Vëmendja e blerësve po shkon gjithnjë e më shumë tek cilësia më shumë se sa tek sasia e bizhuterive të blera. Një tjetër risi është kombinimi i një bizhuterie të shtrenjtë, me një tjetër që ka kushtuar shumë më lirë. Nëse shihni një gurë me vlerë varur në një zinxhir të thjeshtë, mos u habisni, do ta rastisni edhe më shpesh gjatë vitit të ardhshëm.

Related Posts