Ministria e Ekonomisë ka shqyrtuar tarifat e energjisë për 2025 dhe ka propozuar që rritja e tarifave të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh, në komentet dhe sugjerimet drejtuar ZRrE-së.

 

Përmes një komunikate, Ministria e Ekonomisë njofton se ka shqyrtuar raportet e Zyres së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) lidhur me tarifat e energjisë elektrike dhe ka paraqitur komentet dhe sugjerimet e saj për reduktimin e nivelit të rritjes së tarifave.

Ministria thekson se është e drejtë që rritja të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh dhe të shtohet numri i grupeve të konsumit për konsumin mbi 800 kWh. Po ashtu, në raport thuhet se janë ndërmarrë hapa të shumtë për të kufizuar ndikimin në tarifat e konsumatorëve, duke përfshirë faktin që çmimi i energjisë elektrike nga KEK-u nuk është rritur këtë vit, dhe sasia e importit ka pësuar një ulje mesatare prej 3.3% në tre vitet e fundit.

Ministria e Ekonomisë po ashtu thekson se përkundër stabilizimit të kërkesës dhe konsumi i amvisërive, sfidat e sistemit elektroenergjetik mbeten të pranishme. Çmimi i importit të energjisë është rritur ndjeshëm, dhe investimet në rehabilitimin e termocentralit “Kosova B” janë të domosdoshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm.

Në këtë drejtim, Ministria ka njoftuar se janë realizuar investime të rëndësishme në efiçiencën e energjisë me mbështetje të Bashkimit Evropian, dhe në vitet e ardhshme do të rriten investimet në kapacitete gjeneruese, energjinë e rinovueshme dhe modernizimin e infrastrukturës energjetike.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles

Related Posts