Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, mëngjesin e sotëm e ka nisur me një lajm të mirë për mësuesit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kushi shkruan se viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%.
“Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%! Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e parreshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë! Mirënjohje për secilin! ” shkruan në postimin e saj ministrja Kushi.
Kujtojmë se rritje pagash do të ketë edhe në Shëndetësi ku do të përfitojnë mjekët, infermierët dhe laborantët./TCH