Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook bëhet e ditur se çmimi maksimal i naftës është 1.60 euro, ndërsa për benzinë është 1.34 euro.
Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gasit është 0.75 euro.