Në Tiranë kanë nisur punimet në kuadër të Samitit të Liderëve të Evropës.

Ceremonia e mirëseardhjes në Samit u hap me performanca të ndryshme artistike, që promovonin traditën dhe kulturën kombëtare shqiptare, transmeton Rilindjashqiptare.

Në fund të videos prezantuese, e realizuar me inteligjencë artificiale, u shfaqën 47 liderët evropianë të portretizuar si fëmijë, duke thënë: “Mirë se vini në Shqipëri”.

Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme: Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës -Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, i cili do të bashkë-kryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Related Posts