Spektakli i sivjetshëm i Miss World mblodhi së bashku një rekord prej 108 konkurrentesh nga mbarë bota

Këto vajza nuk garuan vetëm në kategoritë klasike si veshjet elegante apo kostumet kombëtare, por edhe në sfida me qëllim shoqëror, të krijuara për të nxjerrë në pah angazhimin humanitar dhe ndikimin real në komunitet.

Kemi një Miss të re: Opal Suchata Chuangsri nga Tajlanda është shpallur zyrtarisht Miss World 2025!

Rruga drejt kurorës nuk ishte aspak e lehtë, përfshinte gara në talent, sport, multimedia, modelim dhe sfidën ikonike “Bukuria me qëllim”, transmeton Telegrafi.

Ndër konkurrentet që u renditën direkt në Top 40 ishin edhe Millie-Mae Adams nga Uellsi dhe Monica Kezia Sembiring nga Indonezia, fituese në sfidat paraprake.

Fitorja e Opal është një burim krenarie për Tajlandën, ndërsa ajo merr stafetën nga Kristina Piszková e Çekisë. Tani, bukuroshja tajlandeze do të përfaqësojë zërin e organizatës Miss World në mbarë botën si ambasadore globale për kauza humanitare.

Opal ka lindur më 20 mars 2003 në Phuket, një nga destinacionet më të njohura turistike dhe ishulli më i madh në Tajlandë. Ajo vjen nga një familje me reputacion; babai i saj është pronar hoteli. Opal është një person i vërtetë kosmopolit, dhe përveç gjuhës amtare, flet edhe dy gjuhë të tjera – anglisht dhe kinezisht.

Ajo studion shkenca politike në universitetin shtetëror të Bangkokut, me fokus në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë, që, duhet theksuar, përputhet në mënyrë të përkryer me qëllimin e njohur “paqja në botë”.

E bukura nga Tajlanda është e angazhuar edhe në aktivizëm. Kur ishte vetëm 16 vjeçe, i është nënshtruar një operacioni serioz për heqjen e një gungë beninje në gji. Pas kësaj, ajo nisi fushatën “Opal For Her”, e cila synon të rrisë vetëdijen për shëndetin e gjirit dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit.

Miss World 2025: Top 40

▪ Amerika dhe Karaibet: Republika Domenikane, Brazili, Porto Riko, Shtetet e Bashkuara, Argjentina, Panama, Haiti, Trinidad dhe Tobago, Xhamajka, Martinika
▪ Afrika: Uganda, Namibia, Kameruni, Zambia, Botsvana, Etiopia, Nigeria, Somali, Tunizia, Zimbabve
▪ Evropa: Uellsi, Irlanda, Mali i Zi, Estonia, Belgjika, Italia, Irlanda e Veriut, Polonia, Serbia, Ukraina
▪ Azia dhe Oqeania: Indonezia, Turqia, Libani, India, Malajzia, Tajlanda, Zelanda e Re, Filipinet, Australia, Vietnami

Related Posts