Ideja se temperatura e ujit në lumë mund t’i ziejë për së gjalli viktima, mund të tingëllojë si një tregim nga mitologjia greke.
Por besoni apo jo, është e vërtetë dhe gjendet thellë në zemrën e Amazonës, transmeton Telegrafi.
Lumi Shanay-Timpishka është një rajon në Mayantuyacu të Perusë, ku uji arrin temperaturën prej 100 gradë celsius.
Andres Ruzo, eksplorues i lumit tha se temperaturat më të larta që janë matur ndonjëherë në këtë ujë janë 100 gradë celsius.
“Nëse llogarisim mesataren e temperaturës që duhet përdorur për përgatitjen e kafesë është 55 gradë. Është e vështirë që fizikisht të imagjinohet nxehtësia aq e madhe e ujit. Nëse e futni dorën në të, do të mësoni se keni pësuar djegie të shkallës së dytë apo tretë brenda një sekonde”, shtoi Ruzo.
Derisa lumi mund të tingëllojë si makth, shkencëtarët nga Universiteti i Miamit thonë se tani mund të sigurojnë të dhëna “nga dritarja e hapur”. /Telegrafi/