Shumë studentë të Universitetit të Prishtinës ushqehen çdo ditë në Mensën e UP-së, por së fundi, disa prej tyre kanë ngritur shqetësime serioze.
Disa studentë kanë dërguar pamje në redaksinë e Klankosova.tv ku shihet një mi që endet lirshëm në hapësirat e Mensës.
Pamjet kanë ngjallur reagime të shumta, me kërkesa për masa urgjente për higjienën dhe kontrollin e kushteve në këtë ambient ku ushqehen qindra studentë çdo ditë.























