Ditët e verës, sado të mirëpritura të jenë, shpesh sjellin me vete edhe vizitorë të padëshiruar që hyjnë në shtëpi.

Zhurma e mërzitshme e mizave mund të kthehet në bezdi të vërtetë, veçanërisht kur ato fluturojnë rreth koshave të mbeturinave apo vendosen mbi fruta dhe ushqime të freskëta që qëndrojnë jashtë.

Përpara se të drejtoheni te spërkatësit kimikë me aromë të rëndë dhe përbërje të dëmshme, ekzistojnë disa metoda natyrale dhe të thjeshta për largimin e mizave.

Përveçse janë të bezdisshme, mizat mund të përbëjnë rrezik serioz për shëndetin, pasi ato mund të përhapin baktere si Salmonella dhe E. Coli, veçanërisht në ambientin e kuzhinës. Prandaj, largimi i tyre është i rëndësishëm për ruajtjen e pastërtisë dhe higjienës.

Sophie Thorogood, menaxhere e trajnimeve teknike në kompaninë Pest-Stop, ndan disa këshilla të vlefshme se si të mbani larg këta “mysafirë” të bezdisshëm, pa qenë nevoja të përdorni kimikate.

Njërin produkt të cilin e rekomandon ekspertja për ta përdorur për parandalimin kundër mizave në shtëpi është biberi i kuq (djegës).

Ajo rekomandon që të merrni një shishe ‘spray’ ta mbushni me një gotë ujë, dhe të vendosni një lugë çaji biber në shishe; përzieni përpara se të nisni përdorimin.

Më pas spërkatni dritaret dhe hyrjet e shtëpisë – aroma djegëse do të largojë mizat në mënyrë efektive; kështu ato nuk do të hyjnë në shtëpinë tuaj.

Zgjidhja e dytë vjen nga natyra. Livandoja, përveçse ka një aromë relaksuese për njerëzit, është shumë e padëshiruar për mizat.

Sophie shpjegon:

“Mbjellja e livandos në oborr, vendosja e një buqete në ambientet e brendshme apo përdorimi i vajit esencial të livandos pranë dyerve dhe dritareve, ndihmon në largimin natyral të mizave”.

Related Posts