Shoqata austriake Allianz für Kinder do të organizojë ditën e premte, më 19 shtator 2025, ekzaminime dhe kontrolle mjekësore falas për fëmijët nga mosha 0 deri në 14 vjeç në Shtëpinë e Shëndetit në Fushë Kosovë, afër Komunës së re. Kontrollat do të fillojnë nga ora 13:00.

Sipas njoftimit të bërë nga përfaqësuesi i shoqatës, Rahim Jupolli, do të trajtohen anomalitë dhe problemet në zemër, urologji, ortopedi dhe raste kirurgjikale të cilat mund të kontrollohen dhe, nëse është e mundur, të ofrohet edhe ndihmë nga ekipi i shoqatës.

Ndërkaq, për diagnoza të tjera më komplekse si sëmundje shpirtërore ose neurologjike, paraliza, sindroma gjenetike, epilepsi, kancer, tumor, apo raste që kërkojnë transplante, nuk mund të ofrohet ndihmë, thuhet në njoftim.

 

Related Posts