Mjeku tregon në detaje se cila është arsyeja që bie imuniteti gjatë stinës së verës
Me afrimin e stinës së verës, krahas ngrohtësisë dhe ditëve të gjata me diell, vijnë edhe disa shqetësime shëndetësore që nuk duhen nënvlerësuar ku prekin veçanërisht fëmijët, shkruan Gazeta Infokus.
Në emisionin Doktor Plus me Arjeta Osmanin, këtë javë ishte i ftuar pediatri, Luan Morina, ku folën për virozat dhe uljen e imunitetit në prag të stinës së verës, pa përjashtuar pishinat ndikimin e tyre.
Morina tha se virozat e stinës së dimrit dhe të verës dallojnë dhe se ulja dhe ngritja e temperaturave po ndikon edhe në imunitetin e fëmijëve.
“Imuniteti bie sepse rritet aktiviteti gjatë verës, dimrit jemi më të izoluar, sepse temperaturat janë të ulëta, ndërsa verës fillojnë ushtrimet, pushimet, udhëtimet, aktivitetet e fëmijëve për të lozur jashtë, sepse organizmi hargjon më tepër shpenzon më shumë, njëfarë mënyrë lodhjet, dehidrimi, humbja e lëngjeve.”, deklaroi Morina në emisionin Doktor Plus prodhim i Gazetës Infokus.
Më poshtë shihni videon
The post Mjeku tregon në detaje se cila është arsyeja që bie imuniteti gjatë stinës së verës appeared first on Infokus.