Ministria e Infrastrukturës sot do të nënshkruajë kontratën për furnizim me goma të verës dhe të dimrit, për veturat e MMPHI-së.
Kontrata është nënshkruar për blerjen e 796 gomave dhe kohëzgjatja e marrëveshjes është në periudhë prej 36-muajsh, raporton IndeksOnline.
Në thirrjen e prokurimit bëhet e ditur se vlera e parashikuar e kontratës ishte 70 mijë euro.
Kontrata u dha dje për ofertuesin me çmimin më të ulët, teksa pas thirrjes u pranuan tre tenderë.
Operatori ekonomik që u shpërblye me kontratë është kompania “Eurogoma”, që ofroi tenderin me vlerë prej 69 mijë e 930 eurosh.
Kontrata nuk ka gjasë që të nënkontraktohet.
Më poshtë dokumenti i plotë./IndeksOnline/
























