Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamenti për Menaxhimin e Rrugëve, njofton qytetarët dhe opinionin publik se gjendja e rrugëve nën mirëmbajtje të rregullt është në nivel të kënaqshëm dhe të gjitha rrugët janë te kalueshme, duke garantuar siguri dhe qasje të lehtë për të gjithë përdoruesit e rrugëve.
Ekipet tona të mirëmbajtjes dhe Operatorët Ekonomik te kontraktuar janë angazhuar maksimalisht për të siguruar standardet më të larta të cilësisë, duke kryer ndërhyrje të rregullta për mirëmbajtjen e sipërfaqes rrugore, shenjave të trafikut dhe infrastrukturës ndihmëse.
Përmes inspektimeve të vazhdueshme dhe intervenimeve të menjëhershme, kemi arritur të shmangim çdo problem të madh që mund të ndikojë në lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve.
Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, përfshirë shoferët, këmbësorët dhe qytetarët në përgjithësi, që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi gjatë lëvizjes në rrugë.
Shoferët ftohen të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, të mbajnë distancën e sigurisë, të jenë të vëmendshëm, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë në zonat e nevojshme.
Në këtë kuadër, falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin e tyre dhe për mirëkuptimin gjatë kryerjes së punimeve të mirëmbajtjes.