Me të mbërritur në studio pas eliminimit nga “Big Brother VIP Albania”, DJ Gimbo u përball me një lajm të papritur në lidhje me mikun e tij, Gjesti.
Gjatë intervistës pas daljes nga shtëpia, moderatori Ledion Liço e njoftoi Gimbon për zhvillimet më të fundit që lidhen me Gjestin.
Ai i bëri të ditur se artisti ishte përfshirë në një incident të ndodhur ditëve të fundit në zyrat e kompanisë që menaxhonte materialet e tij në platformat online, ku dyshohet se ka kërcënuar stafin.
Si pasojë e këtij rasti, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30-ditësh nga gjykata, ndërsa aktualisht ndodhet i izoluar në burg.
Lajmi e befasoi DJ Gimbon, i cili reagoi menjëherë me humor dhe habi.
“Qysh bre t’kanë shti mrena pa mua bre birë, sm’pritshe”, tha ai.
Megjithatë, ai shtoi se për të më e rëndësishmja është që Gjesti të jetë mirë me shëndet.
DJ Gimbo u shpreh se tani që është jashtë, do të përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar mikun e tij në këtë situatë.






















