Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në spektaklin Big Brother VIP Albania, këngëtari Joz Marku ka qenë i angazhuar me karrierën e tij në muzikë.
Së fundmi, ai ka qenë protagonist i një momenti që ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale.
Gjatë një koncerti të mbajtur së fundmi, kur Jozi po performonte në skenë ai u afrua pranë publikut.
Pikërisht në atë çast, dy persona që ndodheshin afër skenës i zgjatën dy kartëmonedha si bakshish, duke shprehur kështu mbështetjen dhe admirimin për artistin.
Jozi, me një buzëqeshje miqësore, u afrua për ta marrë dhe në atë moment, njëri prej fansave i pëshpëriti diçka në vesh, gjë që duket se krijoi një moment të veçantë mes tyre.
Në skenë, përveç kartëmonedhës që mori nga këta dy persona, kishte edhe të tjera që ishin hedhur më herët nga publiku, si shenjë vlerësimi për performancën e tij.
Videoja e këtij momenti u publikua në TikTok nga një faqe fansash të këngëtarit dhe shumë shpejt u bë virale.