Aktori britanik Callum Turner po punon me intensitet në projektin e tij më të ri – një komedi romantike me nota të guximshme, ku ai shihet në skena plot pasion me partneren e tij në film.
Të martën, Turner u fotografua gjatë xhirimeve të filmit “One Night Only” pranë The Little Red Lighthouse në pjesën e sipërme të Manhattanit, së bashku me aktoren Monica Barbaro, e cila luan interesin e tij romantik në ekran.
Dyshja u panë duke xhiruar skena të gjalla, përshëndetën nga maja e monumentit dhe më pas ndanë një puthje pasionante përpara kamerave, shkruan DailyMail.
Filmi “One Night Only” është në prodhim prej disa javësh në New York, nën regjinë e Will Gluck, i njohur për suksesin e tij me filmin Anyone but You. Projekti i ri rrëfen historinë e dy të panjohurve që përpiqen të gjejnë dikë me të cilin të kalojnë një natë – pikërisht në atë ditë të vitit kur seksi para martesës është ligjërisht i lejuar.
Në film do të luajë edhe Pete Davidson, në rolin e një detektivi, ndërsa premiera në kinema është planifikuar për verën e ardhshme.
Megjithatë, ndërsa në film Callum ndan skena intime me Monica Barbaro, në jetën reale ai është thellësisht i dashuruar me të fejuarën e tij, Dua Lipa.
Në një intervistë të fundit, aktori pranoi se gati sa nuk është njohur fare me këngëtaren që e përshkruan si “gruan më të bukur në botë”.
Fejesa e tyre u konfirmua në qershor, kur Lipa i dha fund muajve të spekulimeve, duke thënë: “Vendimi për të u rritur bashkë, për të ndarë një jetë dhe, nuk e di, për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë — është një ndjenjë vërtet e veçantë”.
Duke folur për fillimet e tyre, Callum, 35 vjeç, tregoi se njohja e tyre erdhi pas disa “rastësive të çuditshme” që pothuajse i penguan të takoheshin ndonjëherë.
“Kemi pasur dy, tre, katër, pesë momente ku gati u takuam, por nuk ndodhi”, – rrëfeu ai për The Times.
“Njëherë ajo ishte në një festë dhe unë shkova pak më vonë. Ajo u largua në 1:45 të mëngjesit dhe unë mbërrita në orën 2:00. Më vonë e kuptuam kur pamë Uber-in e saj dhe foton që kisha bërë para shtëpisë së shokut tim”.
Sipas tij, gjithçka ndryshoi kur më në fund u takuan në ditëlindjen e një miku të përbashkët.
“Ishim ulur pranë njëri-tjetrit, dhe e kuptuam që të dy ishim në të njëjtin kapitull të romanit Trust nga Hernan Diaz”, – kujtoi Callum.
“Në versionin filmik të kësaj historie, unë shikoj nga qielli dhe them: ‘Të dëgjova. Të kuptova. Shenjat janë të qarta.’ Dhe vërtet, ajo ishte hera e parë”.