Disa qytetarë mund të mos dalin të votojnë as të dielën e 12 tetorit, kur zgjedhin përfaqësuesit e tyre nëpër komuna.

Kjo për faktin se, as pas 10 muajsh, nuk janë krijuar institucionet nga votat e tyre të dhëna në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Gëzim Qerimi, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se për këtë ka ndikuar fushata e zbehtë që po zhvillohet.

Por, njohësi i pushtetit lokal, Shkëlqim Jakupi, është i mendimit se qytetarët do të përmbahen kësaj here dhe mllefin e tyre do ta shprehin në zgjedhjet e ardhshme qendrore, kurdo që ato të mbahen.

Ndonëse procesi ende nuk dihet si do të shkojë, moti të dielën e 12 tetorit pritet të jetë i ngrohtë. Sipas Besim Aliut nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat do të jenë deri në 17 gradë Celsius.

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte 46.54%, ndërsa në ato lokale më 2021, në raundin e parë ishte 43%, ndërsa në balotazh, këtë të drejtë e kishin shfrytëzuar vetëm 38%.

Related Posts