Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell, dhe vranësirat, vende-vende, do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore.
Ky institut njoftoi se temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke sjellë netë dhe mëngjese me acar, ndërsa era do të fryjë nga drejtime të ndryshme.
“Kujdes i shtuar i pjesëmarrësve në trafik për shkak të ngricave, të cilat në viset e larta mund të jenë prezente gjatë gjithë ditës”, thuhet në njoftim.























