Në Shqipëri dhe rajon sot pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Do të ketë vranësira të pakta lokale të karakterit kalimtar.
Nga e marta pa ndonjë ndryshim të madh, megjithatë mund të kemi ulje të lehta të temperaturave dhe paraqitjen e më shpeshtë të vranësira, ndërsa mund të ndodhë edhe ndonjë rigë ose rrebesh i shkurtër shiu kryesisht në disa zona kodrinore-malore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.