Shkurti fillon me mot plotësisht stabil, me mjegull afatshkurtër në mëngjes, ndërsa gjatë dites priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Temperaturat pritet të lëvizin nga 0 deri në 14 gradë Ceslius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot parahihet të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për këtë periudhë kohore.
Të dielën nga jugu dhe perëndimi i Shqipërisë pritet të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave me reshje e rrebeshe shiu. Deri në mbrëmje reshjet do të përfshijnë edhe veriun e Shqipërisë dhe disa pjesë të Maqedonisë së Veriut. Vonë mbrëmje reshje të pakta lokale priten edhe në disa pjesë të Kosovës, por asgjë konkrete. Në viset malore priten reshje sporadike bore. Reshje paksa më intensive priten në viset kodrinore-malore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por asgjë konkrete edhe atje. Temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje fillimisht në Kosovë për shkak se do të fillojnë të fryjnë erëra nga veriu.
Të hënën ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje sporadike shiu e bore të karakterit lokal. Do të fryjnë erëra mjaft të ftohta nga veriu, ndërsa pas reshjeve të pakta lokalisht parashihen intervale kohore me diell.
Temperaturat polare do të fillojnë të depërtojnë më seriozisht nga e Hëna, por kjo goditje polare do të jetë kryesisht e thatë dhe me shumë pak borë