Sot në Kosovë parashihet të kemi mot pa ndonjë ndryshim, pra do të vazhdojë me mëngjes të ftohtë, vende-vende me mjegull, kurse dita vijon stabile, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperatura maksimale rreth 18 gradë Celsius.
Pa ndonjë ndryshim të motit edhe në Shqipëri dhe rajon. Do të vazhdojë “pushteti” anticiklonik me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mund të ketë ndonjë rigë të izoluar në disa zona krejtësisht të izoluara. Mëngjesi i freskët, kurse dita stabile, me diell dhe relativisht e ngrohtë.
Edhe ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit, megjithatë temperaturat do të pësojnë ulje graduale, pak më të theksuara krejt për fundjavë për shkak të një fronti to dobët , të ftohtë ajror.