Motra e Mateos ka folur sot për herë të parë lidhur me raportin e vëllait të saj me Brikenën.
Në emisionin “Breaking” në Top News, ajo tregoi se Mateo i kishte zbuluar për Brikenën para se të hynte në “Big Brother Vip”, për t’i bërë të ditur situatën.
“Jam pak xheloze për vëllain tim! Nuk e di a do doja ta kisha Brikenën si kunatë. Mateo më tregoi gjithçka para se të futet në shtëpi, që të isha në dijeni! Nuk e di! Brikena po hakmerret ndaj Mateos!” – tha ajo, duke lënë të kuptohet tensioni mes tyre.
Deklarata e motrës hedh dritë mbi dinamikën brenda shtëpisë dhe ngre pikëpyetje për sjelljet e Brikenës gjatë programit.























