Pas një renovimi të tërësishëm dhe ristrukturimi nga themeli, Movie Bar sot i ka rihapur dyert për të gjithë ata që kërkojnë një vend të qetë, të këndshëm dhe me shije të mirë – në çdo kuptim të fjalës.

Me një pamje tërësisht të re, një ambient modern dhe të ngrohtë, Movie Bar ka sjellë jo vetëm ndryshime në enterier, por edhe në përvojën që ofron për secilin klient. Tash e tutje, ju mirëpret një staf i ri, i buzëqeshur dhe i gatshëm t’ju shërbejë me kujdesin më të madh, në çdo orë të ditës.

Në Movie Bar, tash gjithçka sillet rreth një atmosfere të mirë: qetësi, freski dhe shije të mirë. Qoftë për një kafe të mëngjesit, një pushim pasditeje me diçka të ftohtë, apo një akullore të shijshme në ditët e nxehta – këtu gjithmonë do të gjeni çfarë ju duhet për me e ndal kohën pak.

  • Ambient ideal për një kafe me miq, pushim pas pune apo thjesht një pauzë të ditës

Hapësira e re është menduar për rehati – me ndriçim të butë, tavolina komode, muzikë relaksuese dhe një atmosferë që të fton me hy dhe mos me dalë shpejt. Qoftë në mëngjes për kafen e parë, në mesditë për një freski me ice cream, apo në mbrëmje për një çast të qetë me pije të llojllojshme – Movie Bar është vendi i duhur.

Lokacioni perfekt
Në zemër të Ulpianës, fare pranë shkollës fillore “Hasan Prishtina”, në rrugën Imzot Nikëprela – e lehtë për ta gjetur, dhe edhe më e lehtë për ta dashur.


🎈 Eja, provo atmosferën e re të Movie Bar dhe bëje pjesë të përditshmërisë tënde!

📍 Movie Bar – aty ku kafeja, freskia dhe buzëqeshja bashkohen.

Lokacioni i saktë dhe me parking të mjaftueshëm

Related Posts