Ministri i Financave, Hekuran Murati, në seancën e thirrur për çmimet e derivateve në Kosovë, ka kritikuar propozimin e opozitës për uljen e akcizës dhe TVSh-së për naftën, pasi sipas tij do të kishte efekt shumë të vogël për qytetarët dhe humbje të mëdha për buxhetin e shtetit.

Murati i ka reaguar opozitës për situatën e krijuar në vend, duke e quajtur propagandë se bizneset po ikin pikërisht për shkak të çmimeve.

Madje, tentoi tra paraqes si hall të Qeverisë këtë çështje, për shkak se partitë opozitare po ua drejtojnë gishtin edhe nëse po i mbështesin qytetarët, por edhe nëse jo.

“Propagandë që bizneset po ikin nga Kosova, po mbyllen fabrika e po shkojnë në vendet e rajonit  – e pavërtetë. Po duhet të kemi kujdes si qeveri, sepse nëse i mbështesim qytetarët, po thuhet blerje e votës, nëse nuk i mbështesim, po thuhet që s’po bën asgjë.”

Murati s’la pa e dhënë edhe një vlerësim edhe për ekonomistët e partive tjera, që gjoja nuk po i kuptojnë konceptet bazike.

“Sa i përket argumenteve tjera, u përmend disa herë argumenti i cili nuk qëndron, që Qeveria nëse ul taksat tash, nuk humb, për shkakun se ka rritje të çmimit, dhe kësisoj mbledh TVSh. Kjo mund të thuhet vetëm nga ata ekonomistë të cilët nuk e kanë njohurinë e thellë sa i përket koncepteve bazike ekonomike, siç është elasticiteti i çmimit. Kjo koncept bazik në ekonomi po huqet nga ekonomistët e opozitës.” 

Related Posts